Malësia e Bujanocit të dielën me "Takimin e Vendlindjes "“ Zarbica 2014"
Këshilli organizues përmes njoftimit për opinion fton banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit që të marrin pjesë në manifestimin tradicional "Takimi i Vendlindjes "“ Zarbica 2014".“Ju ftojmë që të merrni pjesë në manifestim i cili do të mbahet të dielën (3 gusht) në fshatin Zarbicë në vendin e quajtur ‘Te Xhamia’. Manifestimi fillon në orën 10h. Kontributi dhe pjesëmarrja juaj bënë që manifestimi të jetë i suksesshëm dhe më madhështor”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, transmeton Titulli.
Në agjendën e manifestimit “Takimi i Vendlindjes – Zarbica 2014”, përveç banorëve të Malësisë që jetojnë në fshatrat e kësaj pjese të komunës së Bujanocit, pritet të marrin pjesë edhe shqiptarët nga këto treva që nga paslufta janë shpërngulur në Kosovë, sidomos në rajonin e Gjilanit.
Për këta qytetarë Këshilli organizues ka siguruar transport falas me autobusë nga stacioni i Gjilanit, me orar të nisjes në orën 8h.
Në programin e manifestimit janë paraparë: Fjalime, këngë, valle, gara sportive, vizitë shtëpive të braktisura, vizitë varrezave të të parëve dhe aktivitete tjera./Titulli.com/